Startseite
  Über...
  Archiv
  Gästebuch
  Kontakt
  Abonnieren


http://myblog.de/orabiologjike

Gratis bloggen bei
myblog.de





Terror dhish te egra ne zyre!

Cdo zyre ka prototipet e saj; Eshte i urti, qe kenaqet me cfare t'i japin. Eshte dielli i zyres, qe shkon mire me te gjithe. Eshte llafazani, i cili dhe kur nuk ka material, shpik material. Nuk e di se ne cilen kategori perkas une. Ndoshta jam pak nga te gjitha, ndoshta nuk jam dhe pjese e asnjeres. Eshte pastaj dhe ambicozja intigante, qe me ka rene mua per pjese.... Ti e di qe diten e pare kur shkel ate zyre, qe ne momentin e pare kur veshtrimet tuaja takohen, qe ajo "kimia" e famshme nuk do perputhet kurre. Dhe pikerisht aty ti e di qe kjo do te thote lufte... Beteja fillon me nje mirmengjes nder dhembe nga ana e saj. "Mirmengjesi" jot nderkohe eshte i plote, jo i sinqerte...por i plote. Tek e fundit ti nuk e ul veten ne nivelin e saj. Tek e fundit nje "mirmengjes" i perket rregullave baze te nje bashkepunimi ne nivel profesional. Ti je e bindur ti qendrosh besnike parimeve te tua deri ne fund. Por.... vjen nje moment, ky pas disa javeve qe punon me te, kur pa e kuptuar, i harron parimet e tua dhe nuk i thua me as ti mirmengjes. Harron ndoshta, sepse trurin ta dominojne fantazi dhune.... Ti i ze prite ne tualet, me tre levizje e mbyll brenda dhe i fut koken ne WC. Fantazia eshte e aq gjalle, sa ti i ndjen floket e oksigjenuar ne dore. Pastaj permendesh e kthehesh ne realitet sepse ndjen eren e kosit me fruta te fresketa qe ajo ha cdo mengjes ne zyre, pa harruar t'i hedhe farat e shendetshme dhe aq trendy te bimes chia. Ne momentet kur ti mundohesh te normalizosh situaten, te krijosh nje klime normale pune, duke u perpjekur te gjesh tema bisede qe i interesojne asaj, ti meson se hoby i saj, eshte te ngrenit shendetshem. Kjo ne gjuhen e saj perkthehet te mos e njohesh buken dhe sheqerin. Dhe jo fjala bie, ne shtepine e saj konkretisht nuk ekziston as buke e as gje e embel. Me dhimbset djali i saj 6-vjecar... Shpesh me vjen t'i them: "Po ha ndonje gje te embel moj vajze, se ndoshta keshtu te iken disi hidhesia dhe ty". Por akoma me shpesh mendoj si do te ishte, nese cdo mengjes do t'i hidhja nga dy kube sheqeri ne kafe e dy te tjere ne caj. Per nje njeri qe peshohet cdo mengjes, nuk besoj se ka dhimbje me te madhe, se sa te konstatoje qe me gjithe disiplinen e hekurt, shton ne peshe dhe nuk e di nga i vjen. Por per dreq, nuk njoh ndonje lloj sheqeri pa shije... E c'mund te them tjeter per my dear enemy?! Te flas per gadishmerine e saj, per te me kapur mua ne gabim? Per informacionet relevante per mbarevajtjen e punes qe m'i fsheh? Per tundjen e vitheve kocke e lekure para shefave? E verteta eshte eshte se ajo ka kuptuar si funksionon kjo bote; po nuk hengre, do te te hane. Te flasesh esell, ajo nuk ben gje tjeter, vecse ndjek qellimet e saj. Rruga qe ka zgjedhur pastaj, eshte e diskutueshme. Ah, e permenda qe me origjine eshte moldave...?! ;-)
28.5.15 22:07


Werbung


Ora biologjike

34 eshte vetem nje numer, njeriu eshte aq i vjeter/i ri sa ndihet....keshtu thuhet, keshtu thone. Por vlen kjo dhe per femrat? Aq me teper per ato te cilave "u ka ikur koha"? Po e di, jetojme ne 2015-en, mentaliteti nuk eshte me aq i ngrire sa dikur. Po a i di keto dhe ora biologjike??? Jua them une qe nuk i di. Ajo di vetem te beje tik-tak, di vetem te te acaroje nervat. Imagjino plazhin me te bukur ne bote, rreth e perqark vetem palma, ne dore nje cocktail dhe asnje njeri tjeter aty. Ishulli jot privat. Je arratisur nga stresi i perditshem, nga kolegia intrigante, nga shefi nevrastenik, nga punet e shtepise, nga shoqet dhi dhe je njeriu me i lumtur qe po shijon kete qetesi. Degjon vetem dallget si perplasen ne breg.....dhe...... ate kucken....oren pra, oren biologjike. As aty nuk te le rehat. Asgjekundi nuk te le rehat. Sa keq qe nuk e perplas dot dhe ate pas murit, si ato orat e zakonshme, kur ulerasin per te te zgjuar nga gjumi. Jo, oren biologjike nuk e perplas dot. Para saj je e pafuqishme. Luftoje po deshe, por do luftosh me mullinjte e eres. Jo jo, ajo nuk do i lere tik-tak_et derisa te vije ai, princi i kalter pra, qe t'i heqi baterite. Megjithese kur fillon te cirret ajo, ben mire te lejosh t'ja heqi baterite edhe dikujt pa gjak blu.... Por nese ke nerva te degjosh kengen monotone te ores bilogjike vite me rradhe, pa pushim, mund edhe te presesh princin. Eheeee, prit ti prit.....
4.5.15 18:52





Verantwortlich für die Inhalte ist der Autor. Dein kostenloses Blog bei myblog.de! Datenschutzerklärung
Werbung