Startseite
  Über...
  Archiv
  Gästebuch
  Kontakt
  Abonnieren


http://myblog.de/orabiologjike

Gratis bloggen bei
myblog.de





Ora biologjike

34 eshte vetem nje numer, njeriu eshte aq i vjeter/i ri sa ndihet....keshtu thuhet, keshtu thone. Por vlen kjo dhe per femrat? Aq me teper per ato te cilave "u ka ikur koha"? Po e di, jetojme ne 2015-en, mentaliteti nuk eshte me aq i ngrire sa dikur. Po a i di keto dhe ora biologjike??? Jua them une qe nuk i di. Ajo di vetem te beje tik-tak, di vetem te te acaroje nervat. Imagjino plazhin me te bukur ne bote, rreth e perqark vetem palma, ne dore nje cocktail dhe asnje njeri tjeter aty. Ishulli jot privat. Je arratisur nga stresi i perditshem, nga kolegia intrigante, nga shefi nevrastenik, nga punet e shtepise, nga shoqet dhi dhe je njeriu me i lumtur qe po shijon kete qetesi. Degjon vetem dallget si perplasen ne breg.....dhe...... ate kucken....oren pra, oren biologjike. As aty nuk te le rehat. Asgjekundi nuk te le rehat. Sa keq qe nuk e perplas dot dhe ate pas murit, si ato orat e zakonshme, kur ulerasin per te te zgjuar nga gjumi. Jo, oren biologjike nuk e perplas dot. Para saj je e pafuqishme. Luftoje po deshe, por do luftosh me mullinjte e eres. Jo jo, ajo nuk do i lere tik-tak_et derisa te vije ai, princi i kalter pra, qe t'i heqi baterite. Megjithese kur fillon te cirret ajo, ben mire te lejosh t'ja heqi baterite edhe dikujt pa gjak blu.... Por nese ke nerva te degjosh kengen monotone te ores bilogjike vite me rradhe, pa pushim, mund edhe te presesh princin. Eheeee, prit ti prit.....
4.5.15 18:52
 


Werbung


bisher 0 Kommentar(e)     TrackBack-URL

Name:
Email:
Website:
E-Mail bei weiteren Kommentaren
Informationen speichern (Cookie)



 Smileys einfügen



Verantwortlich für die Inhalte ist der Autor. Dein kostenloses Blog bei myblog.de! Datenschutzerklärung
Werbung